Skip to content
Të Gjitha

Ndryshimet kushtetuese në Këshillin Politik, Varhelyi: “Marrëveshja e 5 qershorit mos të cënohet”

· 1 min lexim

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka reaguar për vendimin e palëve politike në vend për t’u rikthyer sërish në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore.

Oliver Varhelyi vlerëson rikthimin për të diskutuar në tryezën e përbashkët çështjen e ndryshimeve kushtetuese. Gjithashtu shton se marrëveshja vendimtare e 5 qershorit duhet të ruhet dhe votohet pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit në BE.

“Reforma zgjedhore në Shqipëri: Gjë e mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor. Gjithëpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale. Marrëveshja vendimtare e 5 qershorit ruhet dhe votohet shpejt në ligj pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit të #EU”, shkruan Varhelyi.

Ndërkohë mbledhja e Këshillit Politik do të mbahet të hënën në orën 11:00. Pas disa korrespondencave në distancë më në fund palët kanë dakordësuar orën dhe ditën e takimit për të diskutuar nga afër për ndryshimet kushtetuese dhe marrëveshjen e 5 qershorit.