Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndryshimet Kushtetuese! Hajdari: Jo vetëm 2/3, listat duhet të hapen 100%! Rama: Reflektoni për të votuar paktin e 5 qershorit

13:01 16/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ndryshimet Kushtetuese dhe marrëveshja e 5 qershorit duket se po shkaktojnë një krizë të re politike në vendin tonë. Nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme deputetja Rudina Hajdari u shpreh se opozita në parlament nuk do të ndalet në qëllimin e saj. Sipas deputetes listat e hapura do të ndikonin në thellimin e demokracisë, ndërsa shtoi se vendi ka nevojë për një hapje të listave 100%.

Rudina Hajdari kërkoi sot në Kuvend hapjen 100% të listave dhe jo 2/3 sikur u miratua në komisionin e ligjeve dhe të legjislacionit.

“Mbrëmë e informova anëtarin e CDU-së për situatën që po ndodh në Shqipëri, pasi Gjermania të mos e lërë në baltë. Tani është momenti që të gjithë të na mbështesin në këtë betejë, hapjen e listave, që do të thellonte demokracinë në shtetin shqiptar. Kam besim te BE-ja, te fryma perëndimore, e aleatëve të Shqipërisë, që në momentin që qëndruam në parlament e përshëndetës dhe tani të dëshmojnë mbështetjen për opozitën parlamentare. Opozita mori një betejë për ta demokratizuar më shumë këtë vend. Tani janë para dy zgjedhjeve, nëse kjo opozitë nuk ka rëndësi, atëherë ikim të gjithë sillemi si ata që ishin jashtë dhe të mos votojmë asgjë, por nëse në këtë Kuvend kërkohet vota jonë duhet të jemi të vetëdijshëm opozita ka votat e saj dhe nuk ka për ti çuar dëm në interesat e ngushta të disa personave. Pa luftën e betejën e Rudina Hajdarit, Murrizit, Gjonit, Përmetit dhe shoqërisë civile, unë nuk besoj se kjo betejë do të shkonte deri në këtë pikë. Unë nuk kam besim te Edi Rama, prandaj kam një thirrje për të, të vijë në Kuvend, të flasë realisht, nëse flasim realisht për hapjen e listave dhe jo fiktive, nëse flasim për hapjen e listave, ti hapim 100% edhe gratë të konkurrojnë. Mos të ndodhë në mënyrë fiktive o do të rreshtoheni për këtë”.

Megjithatë, kryeministri Rama e kundërshtoi dhe tha se kjo do të rrezikonte përfaqësimin e grave. Rama e vendosi theksin sërish te debati për listat e hapura, por edhe pakti i 5 qershorit, duke thënë se në demokraci duhet të tërhiqesh e të bësh kompromise.

Kreu i qeverisë, duke ironizuar opozitën, shtoi se PD i kërkon gjërat duke vënë kushte e duke bërtitur pasi “është zakoni i të voglit” duke shtuar se “keni qenë gjithnjë në pakicë.”

“Ne bëmë një lëshim jo se nuk kishim rrugë tjetër, por për të përfshirë PD-në në proces. Keni të reflektoni dhe të kuptoni se të dyja janë të lidhura bashkë, marrëveshja e 5 qershorit dhe marrëveshja për të pranuar legjitimitetin e nismës suaj, e cila për hir të së vërtetës ka mbështetjen e një shumice të madhe shqiptarësh. Nuk e kemi pranuar për t’u bërë qejfin, por sepse është e drejtë. Në proces e vërteta është se keni arritur të sensibilizoni opinionin dhe nuk e kam problem, zonjës Hajdari, Ralfit, Murrizit, bravo ju qoftë. PS-së i takon që të dëgjojë qytetarët. Është e pamundur për ne ta grisim marrëveshjen e 5 Qershorit” tha Rama. 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/334939471217412/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

"Ndryshimi i sistemit me referendum!" Meta kundër ndryshimeve kushtetuese: Nuk do njihen nga Presidenca

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English