Ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian mbërritën sot në Presidencë për një takim me presidentin Ilir Meta. Takimi u zhvillua në një kohë kur palët politike janë futur në ngërç sa i përket ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore.
Detaje nga takimi nuk janë bërë me dije zyrtarisht, por mësohet se ndryshimet kushtetuse, reforma zgjedhore dhe çështjet e integrimit evropian kanë qenë temë e diskutimit.
Meta realizoi një ditë më parë takim edhe me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Mazhoranca dhe opozita parlamentare kërkojnë të miratojnë në Kuvend më 30 korrik ndryshimet kushtetuese, por është opozita e bashkuar që i konsideron ato si shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit, duke paralajmëruar një krizë të re politike.