Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndryshimet brenda partisë, Edi Rama takim me Sekretariatin e ri të PS

09:33 07/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministeri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur sot Sekretariatin e ri të Partisë Socialiste. Vetëm pak ditë më parë gjatë Asamblesë Kombëtare, Rama njoftoi ndryshimet brenda partisë.

Sipas informacioneve të marra mësohet se mbledhja e kryeministrit Rama është vetëm me Sekretariatin e ri dhe jo me grupin parlamentar.

Më 2 shtator, kryeministri Rama para se të njoftonte emrat e ministrave të rinj për kabinetin qeveritar të mandatit të tretë, propozoi ndryshimet në sekretariate.

Damian Gjiknurit i besoi postin e Sekretarit të Përgjithshëm në vend të Taulant Ballës. Disa ministrave të kabinetit të dytë gjithashtu i besoi poste si Blendi Klosit Sekretar Organizativ, Anila Denaj Sekretare e Burimeve Njerëzore, Etilda Gjonaj Sekretare e Gruas.

Po ashtu Etien Xhafajt i besoi Sekretariatin Dixhital, Romina Kukos Sekretariatin e marrëdhënieve me jashtë në PS ndërsa Sekretariatin e Punës së PS me Rininë ia besoi studentes 20-vjeçare Bojkena Basha.

Tre ditë më parë PS propozoi Ramën për kryeministër tek Presidenti Meta ndërsa kjo mbledhje tashmë vjen vetëm 3 ditë nga sesioni i ri parlamentar më 10 shtator.

Një e nga një deputetët socialistë kanë mbërritur në selinë rozë që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe diskutimet pritet që të fokusohen te legjislatura e re dhe programi qeverisës i të majtëve.

Mbledhja e grupit vjen pas mbledhjes së asamblesë, ku PS zgjodhi kryesinë e re dhe sekretarët, ndërkohë që Rama prezantoi qeverinë e re që do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.

Pjesë e mbledhjes janë të gjithë sekretarët e rinj të PS-së:

Sekretar i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri

Sekretar Organizativ, Blendi Klosi

Sekretar Dixhital, Etjen Xhafaj

Sekretar i Burimeve Njerëzore, Anila Denaj

Sekretare e Gruas, Etilda Gjonaj

Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko

Sekretare e Rinisë, Bojkena Basha.

Postet e reja brenda qeverisë dhe partisë sollën dhe disa pakënaqësi në radhët e socialistëve, ku Taulant Balla mbeti jashtë kabinetit pavarësisht se është deputeti më i votuar, ndërkohë që Erion Braçe po ashtu e sheh veten jashtë çdo funksioni.

PS fitoi 74 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërkohë që seanca e parë në Kuvend të premten do të drejtohet nga Luljeta Bozo e cila është dhe e zgjedhura më e vjetër që do të ulet në karriget e parlamentit.

Drejtimi i Kuvendit i është besuar Lindita Nikollës, ndërkohë që qeveria e re e Ramës ka pak ndryshime nga ajo aktuale sa i takon ministrive më të rëndësishme në vend.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: featured-newsmbledh sekretariatin e psrama

Të tjera

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për...

12:39 13/08/2025
Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para
Vasili tregon se si mund të parandalohet pandemia e COVID-19 në Shqipëri

Vasili: Çdo luftë opozitare fillon nga beteja pa kompromis kundër kapjes së shtetit

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English