Skip to content
Kronikë

Ndodh në Lezhë! Nxënësi godet me karrige mësuesen

· 1 min lexim

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Lezhë.  Bëhet e ditur se në gjimnazin “Hydajet Lezha” në Lezhë një nxënës ka goditur me karrige në krah mësuesen e shkollës së mesme.

Kjo e fundit e identifikuar si M.P. është dërguar me ambulancë në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ka dëmtuar krahun nga goditje me karrige.  Ende nuk janë zbadhur motivet e veprimit të dhunshëm nga ana e nxënësit.

Ndërkohë që 16-vjeçari është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.  Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.