Ndikimi i mutacionit të covid-19, alarmi i Ministrit të Shëndetësisë: Vendi në fazën më të rëndë të pandemisë!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë në Austri, Rudolf Anschober, është shprehur se vend ii tij ndodhet në fazën më të vështirë të pandemisë.

Ai tha se varianti i ri i koonavirusit i zbuluar në Britaninë e Madhe ka ndikuar shumë në shtimin e rasteve të reja, ndërsa shtoi se këtë javë qeveria pritet të zgjasë kufizimet për shkak të koronavirusit.

“Kemi një problem vërtetë të madh”, tha Anschober për ORF, ndërsa u shpreh se tashmë Austria ndodhet në një situatë të ngjashme me gjithë Europën.

Kujtojmë së në 24 orët e fundit në Austri u regjistruan 1917 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që 49 persona humbën jetën.

Ndërkohë Austria i ndaloi udhëtimet me Britaninë e Madhe për shkak se Britania është vendi i origjinës së mutacionit të ri, pas Holandës, Belgjikës dhe Austrisë dhe me shumë gjasa pritet të bashkohen edhe Franca, Gjermania dhe Irlanda, si vendet që kanë ndaluar udhëtarët nga Britania të udhëtojnë me avion nga ishulli drejt vendeve të tyre për shkak të frikës se mutacionit të ri të koronavirusit të zbuluar në Londër dhe në jug e lindje të Anglisë.

Përveç mutacionit nga Britania e Madhe, bota është tronditur edhe nga mutacioni i ri me zanafillë në Afrikën e Jugut. /Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento