Skip to content
Të Gjitha

Ndërron jetë turisti amerikan në Sarandë

· 1 min lexim

Një turist amerikan, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Sarandë. Identiteti i turistit ende nuk është bërë me dije.

62-vjeçari kishte ardhur me pushime në Sarandë, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet dhe zbardhjen e plotë të saj.