Një tjetër shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus. G.P., 58 vjeç, është viktima e dytë që regjistrohet sot dhe e 140-ta që kur vendi u godit nga pandemia botërore.
Mësohet se 58 vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku ishte shtruar me temperaturë të lartë. Pavarësisht kujdesit të mjekëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Ai raportohet se ishte shoferi dhe truproja e ministres për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali. Kjo e fundit ka disa ditë që është tërhequr nga daljet publike.