Ndërroi jetë te Infektivi! Ministria e Shëndetësisë: Nuk vdiq nga Covid-19

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e sotme një 88-vjeçar i infektuar me koronavirus, ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv.

Mirëpo, në një njoftim zyrtar, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se i moshuari ishte bartës i Covid-19, por asimtomatik për sëmundjen.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë i moshuari nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak nga insuficienca kardio-respiratore, por jo nga Covid-19.

Njoftimi i plotë

Ndërron jetë 88 vjeçari në spitalin infektiv, asimptomatik nga covid-19.

Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore. I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen.

88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi I katërt, diabet, hipertension, anemi grave.

Shpërndaje
Share.

Komento