E FUNDIT/ Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Durrës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e sotme është rikthyer frika te banorët e Durrësit e Tiranës, pasi një tërmet ka lëkundur 2 qytetet.

Tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter, e ka pasur epiqendrën në detin Adriatik, por lëkundjet janë ndjerë në kryeqytet dhe në qytetin bregdetar të Durrësit.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash, teksa nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Kujtojmë se ekspertët kanë shpjeguar se paslëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit do të vijojnë për disa muaj dhe nuk ka vend për panik.

Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm 9 ballë i shkallës Rihter, i cili u mori jetën 51 personave, teksa si pasojë e lëkundjeve të fuqishme u dëmtuan qindra shtëpi, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Në muajin shkurt, BE mblodhi një fond prej 1.15 miliardë eurosh, midis të cilave dhurime dhe borxhe me interes të ulët, të cilat do të shkojnë për programin e rindërtimit.

 

Shpërndaje
Share.

Komento