Skip to content
Kryesore

Ndërron jetë i burgosuri në Vlorë

· 1 min lexim

Një 73-vjeçar, i cili aktualisht vuante një dënim me burg në Vlorë, ka humbur jetën.

Burime zyrtare nga policia lokale konfirmuan se rreth orës 09:20, në spitalin e Vlorës, ka humbur jetën shtetasi B. Ll., 73 vjeç, banues në qytetin bregdetar. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

73-vjeçari ishte dërguar për ndihmë mjekësore në këtë spital nga shërbimet e IEVP Vlorë, ku vuante dënimin për veprën penale “Vepra të turpshme”, shtuan të njëjtat burime.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, thuhet më tej në njoftimin e bluve.