Skip to content
Të Gjitha

Ndarja nga jeta e sulmuesit të Egnatias, reagon presidenti Duka

· 1 min lexim

Ditën e sotme sulmuesi i Egnatias, Raphael Dëamena  ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shpreh ngushëllimet për familjen. Në postimin e bërë, kreu i futbollit shqiptar e cilëson Dëamenan si lojtar të fortë dhe me mjaft disiplinë.

“Jam thellësisht i shokuar e i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias, Raphael Dëamena.
Një lojtar i fortë, me shpirt gare, një futbollist që edhe në statistikat e FSHF dhe të Superiores, kishte rekordin më të mirë të golave.

Dëamena tregonte disiplinë e karakter dhe një futbollist që kishte komunikim të jashtëzakonshëm me shokët e ekipit, por edhe jashtë tij.

Në emër të FSHF i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të futbollistit dhe vetë ekipit të Egnatias ku ai kontribuoi dhe shkëlqeu në këtë karrierë të tillë futbollistike. Rest in peace Raphael Dëamena”, ka shkruar kreu i FSHF-së.