Ndalohet autobusi në Kakavijë, sekuestrohen mbi 74 mijë euro

Policia në Kakavijë ka sekuestruar 74,240 euro të padeklaruara dhe 15 dokumente të dyshuara si false gjatë një operacioni në pikën kufitare.
Kontrolli i një autobusi udhëtimi, me drejtues A.L., u intensifikua pas përdorimit të qenit të policisë, që zbuloi tre zarfe me para dhe dokumente, përfshirë karta identiteti franceze dhe leje qëndrimi në BE.
Si rezultat i hetimeve, u arrestuan në flagrancë drejtuesi i autobusit, 32-vjeçari A.L., dhe punonjësi i agjencisë K.Gj., 41 vjeç, nën akuzat për mosdeklarim parash, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.
Shoferi tjetër A.Gj. po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa pronari i agjencisë, 73-vjeçari J.K., shpallur në kërkim.
Në kuadër të operacionit u sekuestruan edhe katër telefona celularë që dyshohen të përfshirë në aktivitet kriminal. Dosja iu kalua Prokurorisë së Gjirokastrës për procedim të mëtejshëm.