Skip to content
Kryesore

National League/ Italia “fluturon” në çerekfinale

· 1 min lexim

Sonte u luajtën dy ndeshje të Grupit 2 të Ligës A në Ligën e Kombeve, ku u realizua vetëm një gol.

Italia mundi Belgjikën në Bruksel me një fitore minimale 0-1, falë golit të shënuar nga Tonali në minutën e 11-të, ndërsa Franca barazoi pa gola në shtëpi kundër Izraelit.

Pas këtyre rezultateve, Italia dhe Franca arritën të sigurojnë matematikisht kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Italia kryeson grupin me 13 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërsa e Franca ndjek me 10 pikë në vendin e dytë.