Skip to content
Politikë

Çomo dorëzon mandatin, ja kush pritet ta zëvendësojë

· 2 min lexim

Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme doli në një deklaratë për mediat në kuadër të përmbylljes së mandatit të dytë qeverisës.

Gjatë deklaratave të tij ai bëri me dije lajmin se deputetja e zgjedhur e Partisë Socialise, Najda Çomo ka vendosur të dorëzojë mandatin e deputetes për t’iu përkushtuar luftës ndaj Covid-19, në spitalin Infektiv.

Dorëzimi i mandatit të deputetit ditën e sotme, ka krijuar një vakancë në radhët e të zgjedhurve socialiste  në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas Kodit Zgjedhor, Çomo, e cila mbante numrin dy në listën e socialistëve të 25 Prillit, do të zëvendësohet nga kandidatja grua pasuese në listë me numrin më të madh të votave.

Kandidatja e cila vjen e para në listën e socialistëve dhe që ka mbledhur më shumë vota është ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Në një prononcim për Fax News, Mimi Kodheli me një përgjigje diplomatike dhe jo të drejtëpërdrejtë la të kuptonte se do ta merrte mandatin e deputetit.

Sipas Kodit Zgjedhor më takon mua“, u shpreh Kodheli.

Posti i zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, dhe fjalimi i lamtumirës në Kuvend, duket se nuk do ta pengojë angazhimin e Mimi Kodhelit për përfaqësimin e qytetarëve të Tiranës në Kuvend.

Teksa nuk kemi ende një përgjigje të qartë, nën ‘ethe’ qëndron socialistja e radhës në listë, Dallëndyshe Bici, e cila shkon në parlament vetëm nëse Mimi Kodheli refuzon mandatin e deputetit.