Skip to content
Aktualitet

‘’Na krahasoi me fashistët’’, reagojnë mediat serbe pas deklaratave të Ramës

· 2 min lexim

Pas reagimit për 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi, mediat serbe  e kanë marrë si provokim deklaratën e kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama e krahasoi regjimin e Millosheviçit si nacional-socialist. Kjo ka nxitur dhe reagime të ashpra nga mediat në Serbi, të cilët u shprehën se kryeministri shqiptar po i krahason me fashistët.

Kujtojmë se sot, Rama reagoi për përvjetorin e bombardimeve të SHBA kundër Serbisë dhe në mbrojtje të Kosovës.

Me anë të një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë Rama ka risjellë në vëmendje fjalimin e Presidentit Amerikan të asaj kohe, Bill Klinton, duke e cilësuar si një lajm historik dhe një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, shkruan Edi Rama në Twitter.

Ky reagim i kryeministrit Edi Rama vjen gjithashtu pas provokimit që Presidenti Serb, Alekandër Vuçiç, bëri ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

Kujtojmë se një javë më parë, Vuçiç  publikoi hartën e Kosovës me flamurin serb në profilin e tij në Instagram. Kjo solli reagime të shumta.