Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Muaji i shenjtë i Ramazanit! Ironia e Lutfi Dervishit për ‘spektaklin’ politik: Edhe djajtë shtrojnë iftar

16:47 20/04/2023
Reading Time: 3 min lexim

Nga Lutfi DERVISHI

Pse shkon në Kishë, kur t’i nuk beson në Zot? Zoti, nuk voton, por kardinalët po,- u përgjigj politikani i njohur italian Andreoti. Kjo përgjigje ndoshta vlen për pyetjen: çfarë kërkojnë politikanët dhe qeveritarët në iftaret e besimtarëve myslimanë?

Edhe muaji i shenjtë i Ramazanit, një nga pesë shtyllat e besimit islam nuk i shpëtoi spektaklit (të shëmtuar) politik. Këtë vit shfaqja u rëndua për shkak se përkoi me fushatën zgjedhore. Gjatë këtij muaji të shenjtë, asnjë thërrime bukë dhe asnjë pikë uji nuk kalon në gojën e agjëruesit nga lindja e diellit deri në perëndimin e tij.

Është vendim individual. Askush nuk të mbikqyr. Nuk është e lehtë të heqësh dorë nga ushqimi dhe pijet për një muaj të plotë, por ata që besojnë e bëjnë me lehtësi këtë akt devotshmërie dhe sakrifice për t’u afruar më shumë me Zotin. E bëjnë për të festuar dhe kujtuar shpalljen e Kuranit si një dhuratë ndaj njerëzimit.

Privimi nga ushqimi/pijet është një kujtesë për shoqërinë e sotme të konsumit se po konsumojmë më shumë se ç’duhet, është një kujtesë për ata që kanë se çfarë do të thotë të jesh i uritur/etur, është rast për të shprehur mirënjohjen për atë që ke, është një muaj që më shumë se për trupin besimtari kujdeset për “ushqimin” e shpirtit.

Agjërimi ndërpritet në mbrëmje me iftarin. Iftari është një ngjarje festive kur ndahet me miq dhe familjarë. Pyetja është çfarë i bën bashkë në një tavolinë njerëzit që besojnë në Zot me ata që për Zot njohin vetëm pushtetin/paranë?

Çfarë kuptimi ka një iftar kur politikania/ministria shkruan në facebook: “Këtë herë në iftarin e shtruar në respekt të besimtarëve të ZAZ 3, 4, 5,”? Të paktën ky është një deklarim i sinqertë, por më kulmi i hipokrizisë është kur dëgjon fjalime të bukura nga ata që urinë e provojnë vetëm kur është fjala për pushtet?!

Dhe në këto raste të kujtohet proverbi: gjuha është për të fshehur mendimet! Pse nuk lënë rast politikanët për të shkuar në xhami/teqe/kishë? Përgjigjen e jep historia e ri nisë së një intelektuali par excellence:

“Babai im me pyeti një ditë, kur isha mjaft i ri: A e di ti përse shkojnë njerëzit në kishë? Unë iu përgjigja: për të bërë sherbesat fetare. – Jo, me tha babai, ata shkojnë për me pa dhe me u pa!”

Nuk ka qenë vetëm kjo hipokrizi arsyeja që 7 vite më parë Kisha Katolike ia mbylli derën politikanëve, pushtetarëve dhe ambasadorëve për Krishtlindje. “Krishtlindja është sigurisht festa e të gjithëve, por veçanërisht e të varfërve dhe e atyre që janë në skajet e shoqërisë tonë”.

Është koha që komuniteti mysliman, si komuniteti më i madh fetar në Shqipëri, të japë shembullin e tij, duke i mbyllur derën politikanëve/pushtetarëve në rastin e festave fetare. Le të jetë feja dhe politika si uji me vajin, të qëndrojnë bashkë, por pa u përzier me njëri tjetrin! Lë të marrë Çezari atë që i përket Çezarit dhe Zoti gjërat që i takojnë atij…

Nëse liderët e komuniteteve fetare bëhen urë që politikani të mbërrijë te votuesi i varfër, atëherë ata bëhen shkesë të një martesë toksike. Është koha për divorc/distancim sepse përndryshe produkti i kësaj “dashurie” do të jetë një koktejl i hipokrizisë dhe luftës për pushtet.

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja me sa do të shiten karburantet në vend

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja me sa do të shiten karburantet në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.