“Mua më përplase pas mullarit”/Revoltohet Melisa pas takimit të Mevlanit me Ledjanën, ja vendimi që merr!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë puntatës së sotme në emisionin “Për’puthen”, u mbajt takimi i parë mes Mevlanit dhe Ledjanës. Gjatë këtij takimi, Mevlani e surprizoi Ledjanën duke i dedikuar kësaj të fundit një këngë. Mirëpo këto gjeste në takimin mes tyre, prekën jo pak Melisën e cila reagoi e revoltuar dhe e indinjuar nga Mevlani.

Pas transmetimit të takimit të tyre, Melisa deklaroi e revoltuar në studio se tashmë pas kësaj që ajo pa, ajo vet personalisht e “hedh poshtë Mevlanin”.

“Sindin e surprizove me lule dhe arush, Ledjanën me këngë, Melisën zgjodhe ta përplasësh pas mullari për ta surprizuar? Në këto momente Melisa të hedh poshtë Mevlan”.

Pas kësaj deklarate, dër të tjera Melisa shtoi:

“Prekem se jam një ndër vajzat që dhe kur të kam thënë të kam xhan, ke bërë rolin e xhelozit, tani të hedh poshtë dhe nuk më intereson të dal më me të. Mua më hodhe poshtë me këtë. Të gjithave u ke dhuruar lule  e çokollata”, u shpreh e zhgënjyer Melisa.

Kujtojmë se pas dy takimeve mes Melisës dhe Mevlanit, marrëdhënie midis tyre sa erdhi u bë edhe më e ftohtë. Madje konkurrentët shumicën e kohës gjatë puntatava të kaluara, kanë hedhur edhe “kunja” apo edhe kanë ofenduar shpesh herë njëri-tjetrin./Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento