Armando Sadiku mund të ndryshojë kampionat, interesohen për të dhe italianët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sulmuesi me origjinë nga Elbasani, Armando Sadiku duket se nuk po kalon një periudhë të mirë në kampionatin turk. Mësohet se Sadiku nuk po arrin të gjejë dot shkëlqimin e tij te ekipi turk i Erzurumspor.

Por duket se ka shpresa dhe shpëtim për sulmuesin e Kombëtares pasi italianët po interesohen për të. Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, thuhet se futbollisti është në listën e dëshirave të Kozencës për merkaton e janarit.

Këta të fundit ndodhen në zonën e rënies në Serinë B dhe për këtë arsye kanë vendosur të bëjnë afrime të shumta në merkato, në mënyrë që të shmanget rënia. Thuhet se një nga objektivat e klubit është edhe Sadiku, teksa pritet që në ditët e ardhshme të nisin edhe bisedimet mes palëve.

Ndërkohë kujtojmë se Sadiku u transferua te Erzumspor në vjeshtën që lamë pas dhe lajmin për transferimin e futbollistit shqiptar e ka konfirmuar vetë klubi turk, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.

“Ramë dakord me Armando Sadikun. Lojtari do të vijë në Erzurum dhe do t’i bashkohet ekipit tonë pas përfundimit të ndeshjeve me kombëtaren”, tregoi klubi turk.

Sadiku kaloi një sezon mjaftë të mirë edhe te Malaga. Sadiku, i cili për Kombëtaren e Shqipërisë ka luajtur në dhjetëra ndeshje, më parë ka veshur fanellën e klubeve të ndryshme evropiane si Malaga, Levante, Legia Warszawa, FC Lugano, Zurich dhe të tjerë. Sulmuesi shqiptar në karrierën e tij ka luajtur në mbi 300 ndeshje dhe ka shënuar mbi 130 gola.

Shpërndaje
Share.

Komento