Skip to content
Bota

Mpiksje gjaku!Irlanda i shtohet listës së vendeve që kanë pezulluar vaksinën AstraZeneca

· 2 min lexim

Edhe Irlanda i është shtuar listës së shteteve që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës Oxford / AstraZeneca kundër Covid si një masë paraprake pas raporteve të vazhdueshme të mpiksjes së gjakut në njerëzit që e kanë marrë atë.

Zëvendës shefi mjekësor, Dr Ronan Glynn, tha se organi këshillues i Irlandës për vaksinat kishte rekomanduar që vaksinimi me AstraZeneca të “shtyhej përkohësisht” me efekt të menjëhershëm. Raportet e para të mpiksjes së gjakut tek njerëzit që marrin vaksinën AstraZeneca dolën nga Austria dhe shkaktuan një shqetësim të madh, duke çuar në një numër vendesh evropiane, përfshirë Danimarkën e cila ndaloi përdorimin e tyre në pritje të hetimeve.

Irlanda përmendi raportin për një vdekje dhe tre shtrime në spital në Norvegji, i cili doli të Shtunën. Ky vendim erdhi pasi Irlanda kishte kërkuar nga kompania të shtonte furnizimin me vaksina në vend.

Pas informacionit të ri të marrë nga Agjencia Norvegjeze e Barnave të Shtunën në mbrëmje … dhe pas diskutimeve me Autoritetin Rregullator të Produkteve Shëndetësore Komiteti Kombëtar Këshillues i Imunizimit  ka rekomanduar që administrimi i vaksinës Covid-19 AstraZeneca të shtyhet përkohësisht nga mëngjesi i ditës së sotme e dielë 14 Mars.

Ky rekomandim është bërë pas një raporti nga Agjencia Norvegjeze e Barnave për katër raporte të reja të ngjarjeve serioze të mpiksjes së gjakut tek të rriturit pas vaksinimit me vaksinën Covid-19 AstraZeneca.