Skip to content
Të Gjitha

Motori përplaset me mjetin e parkuar, dërgohet në spital drejtuesi i motorit

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ka njoftuar për një aksident automobilistik ku një person ka mbetur i lënduar.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se pasditen e sotme rreth orës 17:30, tek  kryqëzimi i 21 Dhjetorit motorri me drejtues shtetasin G.P., 25 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të parkuar.

Për pasojë, 25-vjeçari është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.06.2020, rreth orës 17:30, tek  kryqëzimi i 21 Dhjetorit motorri me drejtues shtetasin G.P., 25 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të parkuar. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi G.P, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.