Skip to content
Të Gjitha

Moti i keq/ Përmbyten disa varka në Vlorë

· 1 min lexim

Në qytetin e Vlorës, disa varka të vogla peshkimi janë përmbytur në det.

Moti i keq i shoqëruar me erë të fortë, ka sjellë dallgë të mëdha.

Raportohet se rreth pesë varka janë mbytur në zonën e plazhit të vjetër ku qëndrojnë zakonisht.

Për shkak të motit të keq lundrimi detar në Vlorë mbetet i pezulluar edhe këtë të diel.