Skip to content
Të Gjitha

Moti i keq kërcënim i madh për fermerët në Kosmaç të Shkodrës: Duam ndihmë!

· 1 min lexim

I ftohti, ngricat dhe dëbora kanë shkaktuar jo pak dëme, por në Kosmaç të Shkodrës gjendja duket shumë e keqe.

Sipas ABC Nevvs, fermerët e Kosmaçit  këtë vit nuk do të kenë prodhime për arsye sepse moti i ashpër i kanë dëmtuar rëndë serat.

“Shumë na ka prishur punë si bora ashtu edhe era e fortë që kemi pasur para borës. Por kryesisht bora i ka prishur totalisht”, tha një fermer.

Ndërsa një tjetër u shpreh se: “Të paktën me këto gjëra që këmi pasur si unë edhe të tjerët me na ndihmuar”.

Edhe një fermer tjetër tha: “Na kapi një borë e paparë dhe jo i detyroi fashtarët të krijojnë mangësi në prodhimin e tyre”.

Ata kërkojnë me forcë ndihmë nga shteti për t’i ndihmuar që të shpëtojnë prodhimet e tyre pasi situata duket shumë e rënduar,

Kosmaçi është një nga zonat e nën Shkodrës me sipërfaqen më të madhe të serave. Kjo është mënyra e vetme që ata të nxjerrin të ardhurat.