Skip to content
Kryesore

Moti i keq bllokon kanalin e ujit të HEC-it në Ndërlysaj

· 1 min lexim

Zonat malore të Bashkisë Shkodër janë prekur nga moti i keq, i shoqëruar me reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh.

Rruga Theth-Ndërlysaj është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh, që ka bllokuar gjithashtu kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj.

Aksi Bogë-Theth është i kalueshëm dhe mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese.