Skip to content
Të Gjitha

Mori pjesë në vrasjen e shokut të ngushtë/ Kush është vëllai i Sebastian Smakajt, më 2015 goditi me sende të forta 3 efektivë policie

· 1 min lexim

SHKODËR

Një tjetër vrasje ka tronditur mbrëmë qytetin verior të Shkodrës, duke sjellë sërish përshtjellime në këtë krahinë.

Mbrëmë, u ekzekutua me armë zjarri ish-futbollisti i Vllaznisë Gledis Kraja.

23-vjeçari i vrarë ka pasur më shumë miqësi me Stjuart Skakën, vëllai i të dyshuarit kryesor Sebastjan Smakaj, raporton Dosja.al.

Edhe Stjuart Smakaj është shpallur në kërkim policor për ngjarjen, i dyshuar i implikuar në krim.

Por kush është Stjuart Smakaj? Ndryshe nga vëllai Sebastjani, Stjuarti ishte person me precedent penal, për një ngjarje të ndodhur në Shkodër në vitin 2015.

Stjuart Smakaj u arrestua nga policia në atë kohë, së bashku me 3 të tjerë. Ata ranë në pranga të policisë për dhunim të forcave të rendit.

Të dyshuarit kanë qëlluar efektivët policorë me sende të forta dhe me leva hekuri, duke i bërë për spital. Krimi në atë kohë ngjau në lagjen Perash, i njëjti vend ku u shënua vrasja mbrëmë në Shkodër.