Agim Dodë Margegaj 43 vjeç është arrestuar ditën e djeshme në Greqi. Sipas mediave vendase, mësohet se shqiptari kishte qenë më parë i dënuar me burg përjetë dhe ishte arratisur. Ai kishte marrë leje për të dalë nga burgu, por pasi kishte mbaruar koha e dhënë nga autoritetet nuk ishte kthyer më në qeli.
Policia greke bën me dije se i arratisuri trafikonte heroinë në Atika. Gjatë një operacioni atij iu sekuestrua një sasi heroine që e kishte me vete. Po ashtu iu sekuestrua dhe një peshore elektronike, një shumë parash prej 1.050 €, një pasaportë dhe letërnjoftim me emër të dyshimtë, 2 telefona celularë, një revistë.
43-vjeçari, u dënua me burg të përjetshëm për vrasje me paramendim, përpjekje për vrasje dhe komplot për të kryer vjedhje, mbajtje pa leje të armës së zjarrit dhe mbajtje të armës së zjarrit. Pas arrestimit ai do të përballet dhe me Gjykatën dhe kundër tij pritet të merret vendimi.
Po ashtu, është zbuluar edhe fotoja e tij: