Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Monopoli i Megapharmës/ Furnizon me vaksinën anti-gripale farmacitë e saj, mungesa dozash në Qendrat Shëndetësore!

17:39 26/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ndërkohë që kemi hyrë në periudhën e gripit sezonal, Instituti i Shëndetit Publik dhe Agjensia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, po vonon shumë në shpërndarjen e vaksinës së këtij gripi në popullatë.

Mësohet se sërish hyn në lojë ndërmarrja farmaceutike “Megapharma”, e cila vazhdon me shpërndarjen e kësaj vaksine vetëm në rrjetin e farmacive “Orange”. Referuar regjistrit tregtar pranë Qendrës Tregtare te Biznesit (QKB), “Megapharma Shpk”, zotëron 75% të kapitalit të rrjetit të farmacive “Orange”.

Sipas Agjensisë  Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM-së), konstatohet se ndërmarrja “MEGAPHARMA” SHPK, është ndërmarrja e vetme e autorizuar për të importuar dhe për të hedhur në treg vaksinën INFLUVAC SUB-UNIT TETRA, “Suspension for injection x (15mcg HA+15mcg HA+15mcg HA+15mcg HA)/0.5ml, Box x 1pre-filled syringe with needle, me mbajtës të autorizimit për tregtim “Sanofi Pasteur” Francë dhe me prodhues “Abbot Biologicals BV” Hollandë.

Burime për GazetaReforma.com, deklaruan se nëpër Qendra Shëndetësore kanë ardhur vetëm një sasi e vogël të vaksinave anti-gripale sezonale  “INFLUVAC SUB-UNIT TETRA”, përpara tre javësh.

Ndërkohë që nevojat në secilin njësi Qendre Shëndetësore janë shumë më shumë se aq.

Burimet u shprehën se priten sërish edhe disa doza të tjera, por afatin e saktë se kur, nuk është caktuar.

Pra siç shihet qartë, depot farmaceutike shkelin rregullat e tregut, pasi vaksina kundër gripit sezonal “INFLUVAC SUB-UNIT TETRA”, është përqendruar vetëm në rrjetin monopol të farmacive “Orange”, të cilat 75% të kapitalit të tyre, i posedon ndërmarrja “MEGAPHARMA” SHPK, duke mos u gjendur kështu kudo ku kjo vaksinë është e nevojshme.

Sipas deklaratës së Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, target grupet ku do të jetë falas vaksina anti-gripale, janë personeli shëndetësor në të gjithë vendin, të moshuarit dhe punonjësit në qendrat e përkujdesit dhe në vijim sipas kalendarit të përcaktuar nga Instituti i Shëndetit Publik, edukatorët, arsimtarët, të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna dhe fëmijët 2-5 vjeç.

Pas një kohe relativisht të gjatë, vetëm 10 ditë më parë, ka reaguar edhe Autoriteti i Konkurrencës në lidhje me këtë abuzim monopolist me vaksinat anti-gripale “INFLUVAC SUB-UNIT TETRA”.

Autoriteti i Konkurrencës (AK), pas shumë ankesave, ka vendosur marrjen e masës së përkohshme ndaj ndërmarrjes  së “MEGAPHARMA SHPK” nëtregun e tregtimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore, një masë kjo tepër e lehtë faktikisht.

Ndër të tjera, masa e përkohshme është marrë për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore./ GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Autoriteti i KonkurrencesINFLUVACMegapharmaMonopolVaksina anti-gripale sezonale

Të tjera

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Para

Shpëtuan nga burgu i përjetshëm vrasësin e 4 policëve, vendimi...

Lajmet e fundit

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English