“Monika dhe Luli janë vegla”, Rama hedh “lumë akuzash” ndaj Metës e Berishës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Seanca e sotme plenare ka vazhduar me deklarata të forta nga kryeministri Edi Rama ndaj presidentit Ilir Meta, por jo vetëm. Ai ka shpërthyer në lumë akuzash edhe ndaj Monika Kryemadhit, Lulzim Bashës e Sali Berishës.

Kryeministri Rama është shprehur se Ilir Meta është bashkuar me Sali Berishën, duke fluturuar përtej kufirit të imagjinatës. Në këtë mënyrë ai vrau zgjedhjet edhe pse Partia Socialiste nuk e shfrytëzoi këtë për të ndaluar fushatën.

Kryeministri Rama ka insistuar duke e sfiduar ashpër Metën se zgjedhjet do të zhvillohen, kjo sepse ata kanë mbështetje solide nga populli. Ai është shprehur se nëse do të ishte i shqetësuar për karrigen e tij, ai do të ishte i pari që do të hidhej përpjetë që presidenti lëshoi një re nga pantallonat.

E ndërsa akuzat e forta vazhduan edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ku u shpreh se bashkë me Metën kanë inskenuar aksionin opozitar.

Sipas Ramës kjo ka ndodhur pasi të dy, si Meta edhe Berisha kanë frikë nga reforma në drejtësi.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Kujtojnë se mund të më largojnë mua me molotovin e Lulit dhe Monikës. Këta të dy janë instrumenta, kujtojnë se do marrin pushtetin me kapsolla. Dy ustallarët kanë shenjestër më të largët. Unë jam shënjestra që iu duhet për të sjellë njerëz në protestë. Taulant më jep ca minuta.

Shqipëria duhet ndalur para se të hapë kapitujt për negociatat me BE, që për dreq janë dy kapitujt e drejtësisë. Duhet të bindë BE se kemi ecur. Se Shqipëria është një shtet i të drejtës, se politikanët dhe gjyqtarët këputen si pras, kur janë të korruptuar. Edhe përgjimet e BILD ishin ushqimi i duhur, i servirur nga një shërbëtor famëkeq i Saliut në Prokurori që s’i hetoi.

Po ia nis me një pyetje. Sa të lidhur me interesat e një grushti njerëzish, aq edhe të pandarë nga interesat e tyre. Sa të jem unë i pabindshëm se kjo nuk është koha për kompromis por për zgjedhje më 30 qershor. Në rang vendi ne kemi 75% të vendit. Kemi mbështetje solide, të palëkundur. Qeveria ka probleme, turizmi dëmtohet, ekonomia, besimi i investitorëve.

Qetësimi i situatës duke përdorur zhdekretimin, duket si gjëja më e thjeshtë. Po përse të kem një dhimbje koke, kur s’kam asnjë lloj interesi të ngushtë e pragmatist. Të kthehem në pengesë për qetësimin e situatës dhe asnjë pengesë në rrugën e qeverisjes, nëse zgjedhjet shtyhen edhe në pafundësi.”

Shpërndaje
Share.

Komento