Skip to content
Të Gjitha

“Mollë sherri” për vrasjen në Kavajë, Marsida Qatja merret nën hetim nga Prokuroria

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm Kavajën.

Në shtëpinë e Marsida Qatjas, u zhvillua një shkëmbim me armë zjarri mes dy personave, ku polici i burgjeve, Bledar Toçi u plagos, ndërsa Dritan Haxholli mbeti i vrarë.

Për shkak të plagës së rëndë, Toçi u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës.

Ndërkohë Prokuroria e Kavajës, ka nisur hetimet për Marsida Qatjan.

Përveç se ishte shkaku i sherrit, ajo akuzohet se ka dhënë dëshmi të rreme.

Gruaja u tha hetuesve, se policin e ka të afërm.

Gjithashtu ka dyshime se Marsida shiste bileta udhëtimesh fiktive te agjencia turistike e së motrës, duke përfituar miliona lekë.

Mediat ndërkohë kanë zbuluar se efektivi i plagosur është i dashuri i saj.

Ky i fundit iu kundërpërgjigj me armë Haxhollit, i cili qëlloi me kallashnikov brenda banesës së Qatjas.

Përsa i përket Marsidës, ajo ishte e martuar dy herë ndërsa kishte edhe tre fëmijë, të cilët ishin në gjumë në momentin kur ndodhi shkëmbimi i zjarrit.

Gjithashtu në banesë ndodheshin edhe dy miq të saj.

Pak përpara krimit, Marsida dhe viktima po darkonin së bashku.

Haxholli i kishte kërkuar të kryenin marrëdhenie seksuale, por e reja e kishte refuzuar.

Qatja ishte e martuar dy herë dhe burri aktual ndodhet në burg në Gjermani