Skip to content
Të Gjitha

“Mjekët nuk i kushtuan rëndësi”, zbardhen detaje të reja nga vdekja e 36-vjeçares në Durrës

· 1 min lexim

Zbardhen detaje të reja nga vdekja në rrethana ende të paqarta e 36-vjeçares në Durrës.

Mësohet se 36-vjeçarja Margarita Keci ka shkuar tri herë në qendrën Shëndetësore të Shijakut, por sipas familjarëve të saj mjekët nuk i kanë kushtuar rëndësi dhe ajo është detyruar të shkojë në spitalin e Durrësit, ku gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka humbur jetën 2 orë pasi ishte larguar nga spitali.

Nuk i kushtoi njeri rëndësi këtu, dhe u detyrua të shkonte në spitalin e Durrësit. Atje vdiq brenda dy orëve,”- mësohet të kenë thënë ata.

Ndërkohë policia e Durrësit  ka proceduar penalisht dy  mjekët e urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak  pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur pacientes 36-vjeçare.

Lidhur me akuzën pritet akti i ekspertimit mjeko ligjor i institutit të mjekësisë ligjore Tiranë.