Skip to content
Të Gjitha

Mitingu i PD-së në Durrës/ Qytetari: Qyteti i mbushur me mermer, Dako: Shajnë qytetin për mermerin?

· 1 min lexim

Mitingu i mbajtur sot nga kreu i Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit, sigurisht që ka ngjallur edhe reagimin e kreut të bashkisë të këtij qyteti.

Ndoshta ka qenë vendi që Basha kishte zgjedhur, pikërisht para bashkisë që e ka shtyrë, Vangjush Dakon të shkruajë një postim në rrjetin e tij social, Facebook.

Dako ka shpërndarë një video të një momenti nga mitingu, ku një qytetar është duke u ankuar se kryetari i bashkisë, pra Dako, e ka mbushur qytetin me mermer.

Megjithatë kryebashkiaku nuk është kursyer duke shkruar se kemi arritur deri aty sa të flasim për mermerin.

“Njerëz që shajnë qytetin pse është shtruar me mermer, e kuptoni cilët kërkojnë të vijnë në pushtet?!”, ka shkruar Dako.