Skip to content
Politikë

Miratohet lista e dokumentacionit për regjistrimin e votuesve të diasporës

· 1 min lexim

Komisioni Rregullator miratoi listën e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin e zgjedhësve shqiptarë që votojnë jashtë vendit.

Regjistrimi do të bëhet për të vërtetuar qëndrimin e zgjedhësve jashtë territorit të Shqipërisë.

KRR zbuloi në njoftim se zgjedhësit duhet të paraqesin një dokument që provon qëndrimin e tyre jashtë.

Ato mund të jenë: dokument pronësie; dokument për rezidencën; kontratë qiraje; dokumente bankare; fatura për shërbime (ujë, energji, internet); leje drejtimi që tregon adresën ose dokumente të tjera që vërtetojnë qëndrimin.

Adresa e zgjedhësit do të regjistrohet më pas në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.