Skip to content
Të Gjitha

Mira Rakacolli thyen rregullat anti-Covid, në mbledhje partie, të tjerët i mbyt në gjoba (Foto)

· 2 min lexim

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli merr pjesë në një mbledhje të Partisë Socialiste, në një sallë me më shumë se dhjetë veta. Foton që tregon thyerjen e rregullave anti-Covid e publikon në rrjetet sociale ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia.

Ai shkruan se foton e ka publikuar Elona Gjebrea dhe pasi e ka kuptuar gabimin, e ka fshirë sërish. Sipas Spahisë, është e turpshme se si qytetarët i mbysin në gjoba, ndërsa vetë injorojnë ligjin.

Ai shkruan më tej, se minimalisht Mira Rakacolli sot duhej të ishte shkarkuar nga detyra.

Postimi i plotë:

PARA PARTISË NUK VENË ASGJË!

Shkelin edhe rregullat që vetë predikojnë! Kjo është kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli në rresh të parë në një takim partie, bashkë me Elona Gjebrean, duke shkelur masat anti Covid që ka urdhëruar vetë! Pasi kuptuan se i nxorën bojën vetes, Gjebrea fshin foton! Pra ky është “reflektimi”, FSHEHJA, siç bëjnë për gjithçka.

E turpshme sesi qytetarët i mbysin në gjoba, opozitën e godasin, ndërsa vetë injorojnë ligjin! Ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama! Ky është modeli i tij! Për vete kulaçin, për qytetarët kërbaçin!

Minimalisht Mira Rakacolli sot duhej të ishte shkarkuar nga detyra! Eshtë e pafalshme që kryetarja e komitetit të ekspertëve për pandeminë Covid-19, të shkelë e para rregullat, për hir të partisë! Nëse një qytetar që shkel rregullat anti Covid gjobitet! Kur i shkelin këta, fshehin faktet duke fshirë fotot!

Ky model i pështirë nuk duhet duruar më! Më 25 Prill shqiptarët do zgjedhin qeverinë që u shërben, e jo atë që i gjobit ndërsa vetë është mbi ligjin! #25Prill#MePD/

/Gazetareforma.com/