Skip to content
Politikë

Ministri Hasani pret në Tiranë kryetaren e Komunës së Preshevës

· 1 min lexim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në Tiranë kryetaren e Komunës së Luginës së Preshevës, Ardita Sinani.

Hasani rikonfimoi mbështetjen dhe angazhimin e veçantë të Qeverisë Shqiptare ndaj zhvillimeve në Luginën e Preshevës dhe problematikave me të cilat përballen shqiptarët atje.

“Mbështetja e qeverisë shqiptare do të jetë, jo vetëm politike, por edhe në nisma konkrete, përmes projektesh zhvillimore, në fushën e ekonomisë, arsimit, kulturës dhe punësimit”, tha Hasani.