Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Minatori kandidon i pavarur për deputet:” Nuk shitem e as nuk blihem, jam për Statusin e Minatorit”

14:06 03/02/2021
Reading Time: 2 min lexim

Në zgjedhjet e 25 prillit minatorët dhe punëtorët e Dibrës do të përfaqësohen nga Elton Debreshi i cili kandidon si deputet i pavarur. Debreshi është prej vitesh minator dhe ka qenë në krye të betejës sindikale që minatorët e Bulqizës kanë nisur prej thuajse dy vitesh.

I ftuar në një intervistë në Ora News me gazetaren Beti Njuma, ai ka treguar edhe arsyet që e kanë shtyrë të kandidojë

“Nuk ishte mendimi im, por ishte mendimi i shumë qytetarëve, minatorëve dhe ish-minatorëve. Na e kanë dhënë këtë ide që të hidhja kandidaturën, sepse është një bllokadë shumë e madhe e politikës që nuk po e çan kokën fare për minatorët dhe punëtorët në të gjithë Shqipërinë. Në Bulqizë kemi 30 vite me premtime dhe nuk po shohim gjë me sy. Boll premtime ka marrë prindi im, gjyshi im dhe sot vazhdoj të marr premtime edhe unë.”

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares Beti Njuma nëse i kanë ardhur oferta nga parti të tjera politike, ai ka thënë se as nuk shitet as nuk blihet. Për të nuk ka vlerë thesi me para, por miratimi i Statusit të Minatorit.

“Në asnjë mënyrë nuk shitem e as do blihem. Nëse unë shitem, kam shitur prindin tim, djersën e tij që më ka rritur me punën në atë minierë të zezë. E nësë më ofrojnë para e gjithçka tjetër, unë do të zgjedhë Statusin e Minatorit dhe kështu zgjidh hallin e komunitetit dhe e të gjithë minatorëve të Shqipërisë. Thesin ta mbajnë vetë, të bëjnë ç’të duan, të vjedhin vota e të bllokojnë karta!”, ka thënë Debreshi.

Në 20 janar Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës njoftoi kandidimin e Elton Debreshit si deputet i pavarur në qarkun  e Dibrës. Nëse fiton zgjedhjet, do të jetë hera e parë që një punëtor hyn në parlamentin shqiptar dhe përfaqëson klasën e tij.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: deputet i pavarurdiberelton debreshiminatorzgjedhjet

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Shtohen masat ndaj Covid-19, Manasterliu: Situata delikate! 10 pika testimi në Tiranë

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English