Milan zyrtarizon sulmuesin e ri, kroati Mario Mandzukic vesh fanellën kuqezi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Milani zyrtarizoi ditën e sotme kroatin Mario Mandzukic si sulmuesin më të ri të ekipit. Kroati ka firmosur deri në fund të këtij sezoni, me opsionin e rinovimit edhe një tjetër vit.

Marrëveshja parashikon edhe rinovimin për një tjetër vit në bazë të disa klauzolave që lidhen me paraqitjet e futbollistit dhe arritjet sportive të skuadrës në këtë sezon, siç është edhe pjesmarrja në Champions. 34-vjeçari kroat te kuqezinjtë e Milanit, do të ketë rolin e zëvendësuesit të Ibrahimoviçit, por duke ditur cilësitë e tij, nuk është çudi që ai do të luftojë që të ketë gjithmonë një pozicion titullari në skuadër.

Menjëherë pas zyrtarizimit, Mandzukic shkroi në Twitter si milanist tanimë dhe me plot krenari. Kroati shprehet se është krenar që arriti të bashkohet me Milanin dhe premton se do bëjë më të mirën, për të ndihmuar ekipin në çdo mënyrë.

“U jam mirënjohës drejtuesve të Milanit për mundësinë që më dhanë të bashkohem me këtë klub të madh. Do të jetë nder i madh të vesh këtë fanellë ikonike dhe të luftoj për kuqezinjtë.

Mund të premtoj vetëm se do të bëj përpjekje të madhe në çdo ndeshje dhe do përpiqem të ndihmoj ekipin në çdo mënyrë që mundem”, shkruan ish-juventini.
Shpërndaje
Share.

Komento