Skip to content
Të Gjitha

Meta shpërthen ndaj Ramës: Po provokon trazira për llogari të Soros, ore klysh blloku. Ai qen bir qeni…

· 1 min lexim

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me tone shumë të larta mbrëmjen e sonte nga studio e emisionit “Zonë e Lirë”.

Ai është shprehur se Rama ka kohë që provokon trazira për llogari të Soros dhe miqve të tij serb.

Presidenti e ka quajtur madje edhe qen bir qeni.

Meta:

Një luan nuk trembet nga një lepur. Lepuri është zënë në çark dhe është marrë peng. Del e thotë ‘jam krenar për babain tim’. Për çfarë është krenar ai, që Kristaqi ka varur Havzi Nelën. Pse çfarë e kishte të atin ai qen bir qeni? E kishte gjë partisan? More jam Ilir Meta unë, se del e thotë aty që ka dalë të shoërndajë dekorata. Pse kush është Vojo Kushi? Vojo Kushi sot është President. Do ketë 3 milionë Vojo Kushë në shesh. Je i marrë peng nga Soros-i. Mos të bëj të nxjerr dhe emra analistësh që marrin para nga Soros. Ore këlysh Blloku. Unë të bëj që të mos kesh vrimë të futesh në Shqipëri.

I thuaj Sorosit të vijë të bëjë investime dhe jo të përplasë Shqipërinë për interesa të veta.