Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Meta ia kthen Kuvendit ligjin “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”: Ndarja në rajone, arbitrare

10:55 14/08/2020
Reading Time: 3 min lexim

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kthyer Kuvendit një tjetër ligj, atë “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.

Meta shprehet se ky ligj bie ndesh me Kushtetutën, ndërsa shton se ndarja në rajone është arbitrare.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 102/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”. Ky ligj, me përmbajtjen e miratuar, nuk mund të bëhet kurrsesi pjesë e legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.

Ligji nr. 102/2020, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, bie hapur ndesh: me disa dispozita të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me parashikimet e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe ligjin nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo- territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Qëllimi i qeverisë përmes këtij ligji është përqendrimi dhe kontrolli i pushtetit vendor nga aparati i Këshillit të Ministrave, ndërkohë që pushteti vendor sipas Kushtetutës duhet të funksionojë i decentralizuar dhe autonom në veprimtarinë e tij (neni 13 i Kushtetutës).

Këshillit të Ministrave përmes këtij ligji i jepet autoritet që të vendosë se cilat do të jenë 4 (katër) rajonet e zhvillimit dhe kufijtë e tyre. Por e drejta për të vendosur mbi kufijtë e njësive administrative territoriale i takon vetëm Kuvendit të Shqipërisë, i cili mund ta bëjë këtë vetëm mbi bazën e asaj që përcakton Kushtetuta.

Një ndarje e tillë në rajone zhvillimi, kufijtë e të cilave përcaktohen sipas nenit 4, nga Këshilli i Ministrave, në mungesë konsultimi me banorët e secilës zonë, ka ndikim direkt në mënyrën e orientimit të politikave zhvillimore në këto zona, duke krijuar një ndarje të re, të cilën Kushtetuta nuk e njeh.

Kjo ndarje antikushtetuese dhe arbitrare, kufizon direkt çdo iniciativë që mund të kenë dhe ndërmarrin, në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit, organet e qeverisjes vendore për të vendosur vetë për problemet që hyjnë në juridiksionin e tyre.

Ky akt ligjëron ushtrimin e pushtetit politik të pakontrolluar mbi qeverisjen vendore, çka thellon edhe më shumë krizën e rëndë politike dhe kushtetuese në të cilën ndodhet sot vendi ynë.

Ky akt, miratuar njëkohësisht me ndryshimet Kushteteuse dhe ato në Kodin Zgjedhor, synon parapërgatitjen e forcës qeverisëse për të centralizuar të gjitha burimet financiare dhe ekonomike në ato zona që u nevojiten, për dhënien e përparësive politike.

Miratimi i ligjit nr. 102/2020, krijon struktura paralele, vetëm për të rritur pushtetin politik të qeverisë dhe për të kontrolluar çdo vendimmarrje deri në nivel vendor, duke anashkaluar parashikimet dhe organet e përcaktuara nga Kushtetuta, çka tregon qartë se qëllimi i këtij ligji është në kundërshtim me rendin shoqëror demokratik në Republikën e Shqipërisë dhe krejtësisht i panevojshëm për realitetin e vendit.

Një akt i tillë, po imponohet pa asnjë konsultim, kur në dokumentacionin parlamentar deklarohet se, konsultimi është bërë në periudhën mars- maj 2020, kohë kjo kur vendi ka qenë nën efektet e aplikimit të masave të veçanta për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Nuk mund të pretendohet dhe as të pranohet se si brenda periudhës së fatkeqësisë natyrore dhe një situate të rënduar të një pandemie (për shkak të Covid-19), të konsiderosh të realizuar konsultimin e një nisme me rëndësi të tillë.

Etiketa: Ilir Metakthen ligjinndarja rajonale

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para

Ambasada Amerikane në Tiranë, plan veprimi për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.