Skip to content
Aktualitet

Meta i rikthehet debatit të vjetër: Ministrja e Drejtësisë duhet të ishte në burg!

· 2 min lexim

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është rikthyer një debati të vjetër kur akuzonte ministren e Drejtësisë se nuk kishte botuar vendimet e kreut të shtetit në fletoren zyrtare.

Sipas Metës, për këtë fakt Etilda Gjonaj duhet të ishte në burg.

Ai foli gjithashtu dhe për raportet e tij me kryeministrin Edi Rama dhe marrëveshjet që kanë bërë në të shkuarën.

Reagimi:

“Prej vitesh Ministria e Drejtësisë, nuk i jep Presidentit asnjë informacion që kërkon, për çështjen e pronave të Komunitetit Fetar. Ministrja e Drejtesise sot duhet te ishte ne burg. Pergjigjen qe ende nuk e ka marre nga drejtesia do ta marre me 25 prill nga qytetaret e Tiranës. Edhe Ministria e Mbrojtjes, nuk i jep asnjë informacion Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për pronat e Ushtrisë. Për çdo pronë që ata kanë dhënë në mënyrë të paligjshme do të mbajnë përgjegjësi. Ata që i kanë dhënë janë kandidatë për deputet të mazhorancës.

Unë kam bërë dikur një marrëveshje me kryetarin e Partisë Socialiste për Shqipërinë Europiane, të cilën është treguar i kujdesshëm që ta zbatoje dy vjet duke qenë se e dinte që pa koalicionin me LSI-në ai i kishte të humbura të gjitha bashkitë. Kushti ka qenë votimi i tre ligjeve. Tani e kam bere te qarte: Kurrë më marrëveshje politike me Edi Ramën. Te jene te qarte te gjithe, ne kete beteje une nuk jam vetem.

Një njeri që vë në diskutim shtetin e Kosovës. Një njeri që vë në diskutim integritetin dhe sovranitetin e Shqipërisë, ai nuk ekziston më në planet politike të Ilir Metës. Marrëveshjet e mia me Ramën ne 2013 dhe 2015, kanë që të drejta. Sepse marrëveshjet kanë qenë parimore, në interes te Bashkimit Europian dhe në mbështetje të reformave, por Rama i përdori të gjitha këto, për të kapur gjithë shtetin.

Nuk paragjykoj asnjë parti apo koalicion që merr 71 mandate nga populli në zgjedhjet e 25 prillit. Unë jam për një proces të drejtë zgjedhor” – tha Meta.