Mëson se i shembën lokalin, Mihal Kokëdhima dërgohet me urgjencë në spital

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e stme Mihal Kokëdhimës, IKMT i shembën lokalin në Porto Palermo.

Kokëdhima është pronari i lokalit i cili dhunoi 5 turistët spanjollë, pasi këta të fundit nuk pëlqyen shërbimin, pasi porosia u kishte ardhur ndryshe nga çfarë kishin porositur ata.

Tre ditë më parë Gjykata e Vlorës vendosi ta lërë prapa hekurave Kokëdhimën.

Mësohet se ditën e sotme gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, pasi sapo ka mësuar se lokali i tij është prishur nga IKMT.

Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Një nga familjrët e tij ka treguar sot se Kokëdhima kishte bërë gati dokumentat dhe e kishte dërguar objektin për legalizim.

Kokëdhima prej më shumë se 15 vitesh shfrytëzonte lokalin pa leje.

Shpërndaje
Share.

Komento