Aksident i rëndë në Lezhë, plagosen 4 persona

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Gjadër të Lezhës. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të plagosur 4 persona.

Nga disa pamje të publikuara, duken edhe dy fëmijë të mitur që janë shumë të trembur. Nuk dihet nëse kanë qenë brenda në ndonjë nga mjetet e aksidentuara.

Po ashtu, në pamjet e publikuara duken edhe sendet që janë përhapur në mes të rrugës. Ato kanë dalë nga bagazhi i makinave, si pasojë e përplasjes së fortë midis tyre.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, apo gjendja shëndetësore e të plagosurve.

Policia është në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj.

Shpërndaje
Share.

Komento