Flasin familjarët, zbulohet arsyeja e sherrit mes Mihal Kokëdhimës dhe turistëve spanjollë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej disa ditësh, ngjarja e ndodhur në restorantin “Panorma”, po përflitet ende në media. Ditën e sotme IKMT ka shembur edhe lokalin në “Porto Palermo”, në pronësi të Mihal Kokëdhimës, pasi ishte pa leje ndërtimi.

Kokëdhima ndodhet në burg, pasi dhunoi 5 turistë spanjollë të cilët kishin shkuar të drekonin në lokalin e tij.

Shkaqet e ngjarjes ngelën nën hije, duke u marë vesh se turistët kishin ngelur të pakënaqur nga ushqimi dhe shërbimi.

Familjarët e Kokëdhimës kanë dhënë dëshminë e tyre për “Report Tv”, ku është zbuluar se debati me turistët ka nisur me porosinë.

Familjarët janë shprehur se turistët spanjollë kanë porositur pesë peshq, por nga e restorantit është këmbëngulur se janë porositur 7 peshq. Kamarieri ka njoftuar pronarin, në këtë rast Mihal Kokëdhimën i cili po e përgatiste vetë peshkun në kuzhinë.

Ai ka shkuar i acaruar në tavolinën e turistëve, bashkë me zgarën me 7 peshq, duke ua përplasur në tavolinë.

Turistët spanjollë, nga ky veprim i Kokëdhimës, janë ndierë të fyer, të cilët janë dhunuar edhe fizikisht nga ai. Në këto momente turistët janë ngritur nga tavolina për t’u larguar.

I pakënaqur nga turistët spanjollë, Mihal Kokëdhima i ka ndjekur nga pas, duke u mbërthyer në kofanon e furgonit të tyre, i cili për më shumë se 3 km ka qëndruar sipër pjesës së përparme të mjetit, duke thyer me grusht edhe xhamin e përparmë.

Në një lidhje direkte me një nga familjarët e Kokëdhimës, ai është shprehur se Mihali do të bjerë në depresion po të dëgjojë lajmin se lokalin e kanë prishur. Për këtë biznes, familjari ka shtuar se kanë harxhuar miliona lekë, por “atë që ta bën qeveria, nuk ta bën as Perëndia”, është shprehur familjari.

Shpërndaje
Share.

Komento