Skip to content
Të Gjitha

Mesazhi që preku Piperon: “Më kuptoni ju lutem, i kam sytë në lot”

· 2 min lexim

Përballja me pandeminë e Covid-19 tregoi se bluzat e bardha janë heronjtë e vërtetë që janë në vijën e parë të luftës çdo ditë, duke shpëtuar jetën e njerëzve e duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Në botën qindra mjekë e infermierë kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë infektuar, ndërsa në vendin tonë janë infektuar 52 persona të personelit mjekësor.

Ndër të tjera pandemia i dha një mësim të mirë vendit tonë, ku bluzat e bardha nuk e kanë marrë vendin që meritojnë, qoftë nga kushtet e punës e pagat e ulëta, ashtu edhe nga mungesa e vlerësimit të shoqërisë shqiptare.

Pëllumb Pipero është tashmë një figurë e njohur dhe shumë e dashur nga të gjithë shqiptarët, pasi këshillat e tij kanë depërtuar në çdo familje nëpërmjet ekranit dhe tashmë ai është bërë zëri i të gjithë mjekëve që punojnë pa pushim.

Mbrëmjen e sotme mjeku ishte i ftuar në “Zonë e lirë” ku është përballur me një surprizë shumë të bukur, pasi Arjan Çani i ka treguar një këngë të disa fëmijë shqiptarë dedikuar mjekëve.

Kjo këngë e ka emocionuar shumë mjekun i cili u përlot dhe u shpreh se emocionet nuk mund t’i përjetojë askush tjetër, përveç mjekëve që përballen çdo ditë me virusin e tmerrshëm.

“Më kuptoni ju lutem. I kam sytë në lot. Është një suprizë shumë e këndshme që nuk mund ta përjetojë asnjëri përveç mjekëve që përballen me virusin çdo ditë. I falenderoj shumë fëmijët. Padyshim kjo këngë u shkon të gjithë mjekëve që luftojnë çdo ditë me këtë sëmundje”- u shpreh Pipero.

Të gjithë shpresojmë që pandemia të mbarojë sa më shpejt dhe ditët e këqija t’i përkasin së kaluarës, teksa sot më shumë se kurrë u besojmë bluzave të bardha.