Skip to content
Të Gjitha

Mesazh nga Gjermania, Wadephul : Parlamenti të miratojë pa ndryshime marrëveshjen për Reformën Zgjedhore

· 1 min lexim

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul, me anë të një reagimi në llogarinë e tij në Twitter, është shprehur se është për të ardhur keq që Marrëveshja e 5 qershorit nuk është përfunduar ende.

Miratimi i Reformës Zgjedhore në mënyrë konsensuale ndër-partiake pa asnjë ndryshim, shprehet Wadephul më tej, është thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Po ashtu, Wadephul u bën thirrje palëve, dhe sidomos deputetëve që ta finalizojnë “këtë kriter të rëndësishëm”.

Johann Wadephul shkruan në postimin e tij:

“Është për të ardhur keq që marrëveshja e 5 qershorit nuk është ende e kodifikuar. Miratimi i reformës zgjedhore konsensuale ndër-partiake pa asnjë ndryshim, dhe zbatimi i saj është thelbësor për rrugën e Shqipërisë në BE. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve, veçanërisht deputetëve, që të finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Jepi, #Albania!”