Merret vendimi, Oki nuk do të shitet më pa recetë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Oki është një nga barnat më të përdorura kundër dhimbjeve të kokës.

“Agroweb” shkruan se ky medikament nuk do të merret më pa recetë.

Në farmaci do të jepet pa recetë vetëm tretësira prej 40 mg.

Ky vendim është marrë nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Duke qenë se agjencia nuk dha asnjë shpjegim, “Agroweb” pyeti farmacistët.

Këto të fundit nuk ishin të informuar për motivet, por mendojnë se motivi që ka çuar në këtë vendim, është përdorimi pa kriter.

Mirëpo farmacistët pohuan nga ana tjetër, se në treg ofrohen ilaçe më të forta se oki kundër dhimbjeve, si për shembull aulina apo ibuprofeni.

Oki është një medikament që lehtëson dhimbjet, por nuk kuron problemin në gjenezë.

Rekomandohet që të përdoret një sasi jo më shumë se 100-200 mg në ditë.

Ky ilaç shkakton disa efekte anësore në organizëm si probleme me tretjen, të përziera, diare, gazra.

Gjithashtu oki nuk duhet përdorur nga personat që vuajnë nga astma,ulcera, veshkat, nga fëmijët nën moshën 15 vjeç dhe gratë shtatzëna.

Përveç Shqipërisë, ky ilaç shitet edhe në Itali dhe në Maltë.

Shpërndaje
Share.

Komento