613 kg kokainë nga Kolumbia, pranohet gjykimi i shkurtuar për Arbër Çekajn dhe dy të akuzuarit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është çelur ditën e sotme procesi gjyqësor nga tre personave të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë nga Kolumbia drejt Shqipërisë.

Në bankën e të akuzuarve ndodhen pronari i “Arbri Garden”, Arbër Çekaj, në kontenierët e  të cilit u gjet sasia e kokainës, Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, përkatësisht shoferi dhe menaxheri i kompanisë.

Sipas “TCH”, trupi gjykues ka pranuar gjykimin e shkurtuar për tre të akuzuarit.

Ndërkohë konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë do të jepen më 15 tetor.

Kujtojmë këtu se në mars të vitit të kaluar u kapën 613 kg kokainë në Maminas, të cilat kishin kaluar më parë nga porti i Durrësit.

Ngarkesa po shoqërohej nga Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, të cilët u arrestuan në flagrancë.

Pronari i kompanisë, Arbër Çekaj, u ekstradua 9 ditë më parë nga Gjermania.

Me pretendimin se i rrezikohej jeta në Shqipëri, Çekaj kërkoi azil në Gjermani, por iu refuzua.

Shpërndaje
Share.

Komento