Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Merr fund arratia për të shumëkërkuarin e Bulqizës, kapet në vendin sekret

14:34 15/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ka marrë fund arratia për një 45-vjeçar nga Bulqiza, i cili ka rënë në prangat e policisë. Në një njoftim pë shtyp, Policia e Shtetit informon se ka finalizuar operacionin “Dushaj”, duke arrestuar Vehap Shehun, i cili konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Blutë bëjnë me dije se 45-vjeçari është i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, dhe dyshohet se ka lidhje edhe me vepra të tjera penale. Arrestimi i tij u bë në një vendstrehim “sekret”, ku Shehu qëndronte për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë.  Ndaj tij Gjykata e Dibrës ka vendosur dënimin e 6 vjet, 10 muaj e 21 ditë burg, pasi në vitin 2013 ai tentoi të vriste një person, por gjatë shkëmbimit të zjarreve mbeti i vrarë vëllai i tij. Ndërsa i përfshiri tjetër në ngjarje, i plagosuri me iniciale F. T., është arrestuar gjatë operacionit “Fundi i arratisë”.

Tashmë, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bulqizë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dushaj”.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

Kapet dhe vihet në pranga një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Vihet në pranga 45-vjeçari i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, i cili është i dyshuar edhe për vepra të tjera penale të ndodhura në Bulqizë.

I kërkuari, për t’iu shmangur kontrolleve të Policisë, kishte krijuar një vendstrehim sekret.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, strukturat e DVP Dibër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, kanë koordinuar veprimet me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe si rezultat, gjatë mesditës së sotme u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Dushaj”.

Pas rrethimit të banesës në fshatin Dushaj dhe ndërhyrjes profesionale u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit të kërkuar Vehap Shehu, 45 vjeç, i cili në momentin e ndërhyrjes u gjend i fshehur në një ambient sekret të hapur enkas për t’i shpëtuar kontrolleve të Policisë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër e ka dënuar me 6 vjet, 10 muaj e 21 ditë burg. Në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin F. T. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i varë vëllai i shtetasit Vehap Shehu dhe u plagos rëndë shtetasi F. T. (i arrestuar më parë nga DVP Dibër dhe forcat RENEA gjatë operacionit “Fundi i arratisë”).

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Para

Covid-19 "shigjeton" moshat e reja: Një tjetër person humb jetën te Infektiv

Lajmet e fundit

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English