Skip to content
Kryesore

Merr flakë tregu i rrobave të përdorura në Shkodër, rrezikohen banesa

· 1 min lexim

Një zjarr ka rënë në tregun e sendeve të përdorura në Shkodër në Lagjen Perash. Flakët të favorizuara nga era po rrezikojnë banesat. Forca të shumta zjarrëfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Policia ka njoftuar se po punohet për evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr. Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Shërbimet e Policisë  po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri. Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e  shkakut të rënies së zjarrit.