Merr flakë makina në Korçë, çifti dhe fëmija 7 vjeç shpëtojnë mrekullisht

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një makinë në Korçë ka marrë flakë në ecje e sipër.

Ngjarja është regjistruar në afërsi të Pazarit të Vjetër.

Brenda në makinë ndodhej çifti i bashkëshortëve dhe një fëmijë 7 vjeç.

Për fat të mirë nuk ka asnjë person të lënduar.

Sipas dyshimeve paraprake, shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike në automjet.

Policia dhe zjarrëfikësja ndërkohë kanë shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento