Bashkia Durrës shtyn afatin për qëndrimin në hotele, ja kush janë kategoritë që nuk do të largohen

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkia e Durrësit ka shtyrë afatin për qëndrimin në hotele, për banorët e prekur nga tërmeti.

Të vetmit që do të vijojnë të qëndrojnë në hotele janë ata persona që u është shpallur shtëpia e pabanueshme dhe që nuk u ka dalë akoma bonusi i qirasë.

Ndërkohë personat që kanë përfituar bonusin apo kanë qëndruar me qira më parë, duhet të largohen.

Situata është tëpër dramatike në Durrës, pasi banorët nuk pranojnë të largohen nga hoteli.

Në qytetin bregdetar është bërë shumë e vështirë gjetja e një banese me qira, për shkak edhe të rritjes së çmimeve, gati sa dyfishi i bonusit.

Gjithashtu pronarët nuk pranojnë të firmosin kontrata, për të mos paguar 15%.

Banorët e strehuar në hotelet e Durrësit akuzojnë bashkinë për burokraci dhe për mungesë informacioni.

Ata shprehen se do të dalin nga hotelet, vetëm nëse i nxjerr policia me dhunë

Shpërndaje
Share.

Komento